Gazeta Si – Janë ndaluar tre personat, të cilët një ditë më parë pas një konflikti në Dibër goditën një punonjës policie, duke i shkaktuar plagë.
Mësohet se D.S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi, do të procedohen në gjendje të lirë.
Ata akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij.
Sipas policië, efektivi M.K., në kushtet e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




