Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fushë-Krujë ku kuzhinieri i njohur Indrit Çela, 39-vjeçar, u dhunua fizikisht me sende të forta.
Policia bën të ditur se autorët janë dy vëllezër.
Njëri prej tyre, shtetasi Ernest Luka është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Derveni”, ndërsa vëllai i tij shtetasi Dondald Luka është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Sipas uniformave blu, dy vëllezërit, banues në fshatin Derven, rreth orës 18:30, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhëtonte shtetasi I. Ç., 39 vjeç, dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Policia sqaron se 39-vjeçari dhe dy vëllezërit kishin konflikte të mëparshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




