Kalle Rovanperä u kthye në rrugën e duhur për një titull të 3 në “FIA World Rally Championship” pas fitores dominuese në “Rally Islas Canarias”. Finlandezi që mbërriti në raundin e 4 me një diferencë prej pothuajse 60 pikësh nga kreu, e reduktoi defiçitin në 43 pas një performance komanduese nga fillimi deri në fund me bashkëpilotin Jonne Halttunen duke kapërcyer nga vendi i 6 në të 2 në klasifikimin e përgjithshëm.

Asfalti teknik i kombinuar me terrenin malor në Gran Canaria përfaqësonin një sfidë unike dhe të panjohur për makinat, pilotët dhe skuadrat. Por Rovanperä gjeti ritmin menjëherë duke i befasuar të gjithë me fitoren e 15 nga 18 stage-t e garës prej 300 kilometrash. Ai u largua nga ishulli me pikët maksimale, 35, falë shpejtësisë të dielën në “Wolf Power Stage”.

Ky ishte triumfi i dytë i Rovanperä-s në asphalt dhe u arrit me një diferencë prej 53.5” ndaj shokut të skuadrës në “Toyota GAZOO Racing”, Sébastien Ogier. Pas të cilit ai u kthye në krye për të parën prej “Rally Chile Bío Bío”, 7 muaj më parë. Elfyn Evans kompletoi podiumin, 23.6” pas Ogier por rriti diferencën në klasifikimin e përgjithshëm. Takamoto Katsuta plotësoi “top4” me “GR Yaris Rally1” 45.8” pas Evans.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.