Nga Gazeta Si – Elfyn Evans rimori kryesimin në botërorin e Rally-t pas vendit të 4 në “Rally Finland” që u fitua nga heroi lokal, Kalle Rovanpera.
Uellsiani nuk ruajti dot shpejtësinë e Rovanpera-s ndërsa Toyota u bë konstruktori i vetëm që vendos 5 makina në 5 vendet e para pas Lancia-s që e bënte diçka të tillë në “Rally de Portugal” në vitin 1990.
Shpejtësia mesatare e Rovanpera-s gjatë 4 ditëve ishte 129.95km/h. më e larta në historinë “WRC” që i dha mundësinë të fitonte me një diferencë prej 39.2 sekondash.

Hyundai me Thierry Neuville dhe Adrien Fourmaux patën probleme me gomat dhe nuk e vunë dot nën presion 24 vjeçarin Rovanpera.
Ndërsa Evans mund të festojë kthimin në vendin e parë të klasifikimit të përgjithshëm, Rovanpera është vetëm 3 pikë pas tij në vendin e dytë.
Ndërkohë 6.6 sekonda ndanë japonezin Takamoto Katsuta, francezin Sebastien Ogier dhe Evans që në finish zunë përkatësisht vendet 2-3 dhe 4 ndërsa finlandezi Sami Pajari kompletoi pesëshen e Toyota-s në krye.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



