Kombetarja

Roshi mungesa e vetme ndaj Izraelit, fieraku ikën nga ekipi

Gazeta Si – Kombëtarja zhvilloi sot stërvitjen e radhës për ndeshjen me Izraelin, që luhet më 10 qershor. Trajneri Edi Reja i kishte të gjithë lojtarët të gatshëm, përveç mesfushorit Odise Roshi.

Roshi gjate nje ndeshjeje ndaj Spanjës. Gazeta Si, 8 qershor 2022

Futbollisti fierak ka kaluar një gjendje gripale, prandaj mungoi edhe në Islandë. Stafi mjekësor vendosi që ai të largohet nga grumbullimi, kështu që nuk do të jetë me skuadrën për ndeshjen e radhës.

Roshi ëhstë mungesa e vetme për kuqezinjtë në ndeshjen e së premtes. Broja është stërvitur normalisht dhe duket në gjendje të mirë fizike. Kjo do të thotë se shanset janë që ai ta nisë titullar ndaj Izraelit.

Me grupin ka punuar sot edhe Myrto Uzuni, i cili ditët e fundit ishte stërvitur individualisht.
Kuqezinjtë kanë edhe një seancë të fundit stërvitore para ndeshjes me Izraelin. Para kësaj seance, trajneri Reja dhe kapiteni Berisha do të dalin në konferencën e zakonshme për shtyp.

Shqipëria ka si objektiv vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve dhe për këtë i duhet patjetër fitorja në “Air Albania”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë