Futboll

Ronaldo zyrtarisht tek Al-Nasr, 200 milionë euro në vit për portugezin

Gazeta Si – Kristiano Ronaldo ka firmosur zyrtarisht kontratën që e lidh me Al-Nasr deri në qershor të 2025-ës. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi arab. Sulmuesi portugez, 37 vjeç, nga 22 nëntori ishte pa skuadër, pasi mbylli aventurën me Mançester Junajtid.

Në Arabinë Saudite Ronaldo do të fitojë 200 milionë euro në vit, mes pagës dhe dhënies të të drejtave të imazhit klubit të tij të ri.

Vetëm pak ditë më parë presidenti i Al Nasr, Musli Al-Muamar, tentoi të përgënjeshtronte akordin, duke thënë: “Lajmet që kanë dalë nuk janë korrekte. Pjesa më e madhe e atyre që janë thënë dhe shkruar, janë gënjeshtra”.

Sipas CBS, është gjetur edhe shtëpia, ku CR7 (që do të jetë edhe ambasador për kandidaturën saudite për organizimin e Botërorit 2030) do të banojë me Xheorxhinën dhe fëmijët. Një vilë e madhe pranë fushës së stërvitjes.

Moduli i preferuar i trajnerit Rudi Garsia është 4-2-3-1, ku spikasin Luiz Gustavo, Taliska e Abubakar dhe Ospina. Pas 10 ndeshjesh në kampionat, Al-Nasr mban vendin e dytë në klasifikim, 2 pikë prapa Al-Shabab.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë