Dream Team i Topit të Artë krijuar nga France Football ka krijuar shumë diskutime për një formacion sa spektakolar, aq edhe të çekuilibruar, por është e sigurtë se ka entuziazmuar një nga protagonistët e asaj 11-she: Ronaldo Fenomeni, që është zgjedhur si qendërsulmues pranë Cristiano Ronaldo e Lionel Messi. “Çfarë skuadre e çmendur – ka thënë ai për revistën franceze – E imagjinoni çfarë mund të kishim bërë ne të tre bashkë? Mbrojtësit do ishin të pashpresë…”.
Dhimbje koke për kundërshtarët është pak të thuhet, por edhe spektakël për tifozët: “Publiku do ishte çmendur nga dashuria. Kam patur rastin të përballem në fushë me pjesën më të madhe të tyre e duhet të them që kanë bërë historinë e futbollit. Është më shumë se i merituar vendi i tyre në këtë Dream Team”.
Messi ka shënuar 642 gola, një më pak se rekordi i Pele në të njëjtin klub, në 746 paraqitje për gjigantët katalanas, me të cilët ka fituar 10 tituj në La Liga dhe katër kurora të Ligës së Kampionëve, mes 34 trofeve total.
Cristiano Ronaldo ka shënuar 754 gola mahnitës gjatë karrierës së tij në nivel klubi dhe ndërkombëtar, duke përfshirë 450 gola në 438 paraqitje me “Los Blancos”. Në kryeqytetin spanjoll qëndroi midis viteve 2009 dhe 2018, ndërsa tani është te Juventusi. Ish sulmuesi ndërkombëtar i Brazilit, Ronaldo Nazario, shënoi 47 gola në 49 paraqitje për Blaugrana-t (1996-1997), para se të shënonte 104 gola në 177 ndeshje për Real Madridin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




