Prej disa ditësh po flitet për një kalim të mundshëm të Cristiano Ronaldo tek Barcelona por akoma nuk ka asgjë zyrtare.
Të vetmet “prova” që kanë mediat e huaja që kanë shkruar për një lëvizje të tillë janë mungesa e Ronaldos në stërvitjen e skuadrës së Manchester United prej disa ditësh tashmë dhe takimi që orët e fundit kishin presidenti i Barcelonës Joan Laporta dhe menaxheri i lojtarit Jorge Mendes.
Ishte Laporta ai që konfirmoi takimin me Mendes por nuk ka pranuar të tregojë nëse është diskutuar kalimi i Ronaldos tek Barcelona.
“Nuk do të flas për lojtarë të veçantë pasi është mungesë respekti për lojtarët e tjerë dhe klubet që vazhdojnë ti kenë ato lojtarë. Po, e takova Mendes. Ai përfaqëson lojtarë të ndryshëm, kështu që është gjithmonë mirë të flasësh me të dhe të kuptosh se çfarë po ndodh në merkato”, tha Laporta.
Që kur Cristiano Ronaldo informoi bordin e Manchester United se nuk dëshiron të vazhdojë në Old Trafford, ka klube të ndryshme që janë interesuar ta kenë lojtarin pjesë të tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




