Tifozët e elektrizuar të Al Nassr brohoritën emrin e Cristiano Ronaldos dhe performuan stilin e tij të festimit pas golit, të quajtur si ‘Siiiu’, në tribuna ndërsa prisnin me padurim mbërritjen e yllit portugez në Arabinë Saudite.

Futbollisti nënshkroi një marrëveshje historike prej 200 milionë eurosh në vit me klubin saudit Al Nassr të premten me një kontratë dyvjeçare, pas largimit të tij të hidhur nga Manchester United.
Ndërsa shitjet e fanellës së re të Ronaldos u rritën në qiell vetëm disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes, tifozët e klubit janë shumë të emocionuar për të parë heroin e tyre të ri në aksion.
Në një video virale që qarkullon në Twitter, tifozët e Al Nassr mund të shihen duke brohoritur ‘Ronaldo, Ronaldo’ dhe duke bërtitur Siiiu, stili i tij i famshëm i festimit të golave, gjatë ndeshjes së Saudi Pro League të dielën.
–
— عناد الرّشيد (@E_A77) December 31, 2022
Guess how Alnassr fans Welcome Cristiano Ronaldo !!?
" Siiiiii "#CR7𓃵 pic.twitter.com/oFrf0nSrWG
Ylli 37-vjeçar u largua nga Manchester United muajin e kaluar pas një interviste shpërthyese televizive me Piers Morgan, në të cilën sulmuesi tha se ndihej i tradhtuar nga klubi dhe nuk e respektonte trajnerin Erik ten Hag.
Ai përfaqësoi Portugalinë në Katar, ku u bë lojtari i parë që shënoi në pesë Kupat e Botës pasi realizoi një penallti në ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Ganës. Portugalia u eliminua në çerekfinale nga Maroku. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




