Gazeta Si – Ishte një Kristiano Ronaldo i ekzagjeruar ai që zbriti në fushë mbrëmjen e së enjtes, në ndeshjen që Al Nasr luajti ndaj Al Uehda. Portugezi, i cili sapo ka festuar 38-vjetorin, realizoi 4 gola në një orë lojë, duke arritur një tjetër rekord.
Ronaldo kaloi kuotën e 500 golave në kampionatet ku ka luajtur: 3 në SuperLigën portugeze, 103 në Premier Ligë, 311 në La Liga, 81 në Serinë A dhe 5 në Saudi Pro Ligë. Në total bëjnë 503. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garsia ka marrë tashmë vendin e parë, madje me një ndeshje më pak.
Ishte një ‘one-man-show’ autentik ai i Ronaldos, që magjepsi shokët dhe tifozët. Ai e zhbllokoi ndeshjen pas 20 minutash me një të majtë precize dhe dyfishoi në të 40-ën, pasi i shpëtoi pozicionit jashtë loje. Pastaj shënoi me penallti të tretin dhe nga afër portës të katërtin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




