Futboll

Ronaldo mbush 45 vjeç, të gjitha thëniet e yjeve të futbollit për Fenomenin

Feston sot 45-vjetorin e lindjes Luis Nazarro de Lima, i njohur nga të gjithë si Ronaldo, apo Fenomeni. Dy herë kampion bote, një nga futbollistët më të mëdhenj të gjeneratave të fundit dhe të historisë së futbollit. Nëse nuk do të kishte pasur ato dëmtime të tmerrshme në gju, për shkak të peshës dhe atij problemi me metaobolizmin, të gjithë mendojnë se do të ishte bërë absolutisht më i miri.

Për të kuptuar vlerat e atij që linte pa fjalë të gjitha ata që e shikonin me topin në këmbë, po sjellim në kujtesë disa nga thëniet e emrave të mëdhenj të futbollit botëror:

Ronaldo me “Topin e Arte”, kur luante per Interin. Gazeta Si, 22 shtator 2021

“Pa dëmtimet, Ronaldo do të ishte më i miri i historisë së futbollit”. Diego Armando Maradona

“Nuk kam nevojë ta përshkruaj Ronaldo “Fenomenin”. U them të gjithëve atyre që luajnë me mua, Ronaldo është loja e futbollit. Për mua, Ronaldo është vetë futbolli”. Zllatan Ibrahimoviç

“Lojtari që kam urryer, sepse ishte shumë i fortë dhe që e kam dashuruar, sepse ishte esenca e futbollit. I shpejtë, teknik, simpatik, ishte për mua një nga 5 më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”. Paolo Maldini

“Ka qenë lojtari më i fortë i gjeneratës sonë, trajneri duhej t’i jepte topin dhe ta linte të luante. Ka pasur shumë lojtarë të fortë në kampionatin tonë, por kur kishe përballë Ronaldon, duhej të bëje kryqin”. Fabio Kanavaro

“Ronaldo është sulmuesi më i fortë që më është dashur të markoj. Ishte e pamundur ta ndaloje”. Alesandro Nesta

Ronaldo dhe Zidan. Gazeta Si, 22 shtator 2021

“Pa hezitim, Ronaldo është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur. E kishte aq të legtë të kontrollonte topin. Ishte numri 1. Çdo herë që stërvitesha me të, shikoja diçka ndryshe, të re, të bukur. Kjo diferencon një lojtar të mirë nga një lojtar i jashtëzakonshëm”. Zinedin Zidan

“Ajo që ka bërë Ronaldo do të mbetet gjithmonë në historinë e futbollit dhe në sytë e atyre që e duan këtë sport, pavarësisht nga ngjyrat e fanellës, tifozllëkut dhe flamujve. Lojtarë si Ronaldo u përkasin të gjithëve”. Alesandro Del Piero

“Ajo që e bënte ndryshe nga të tjerët ishte forca e tij e jashtëzakonshme fizike. Ka qenë pa dyshim lojtari më i mirë, me të cilin kam luajtur”. Luis Figo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë