Futboll

Ronaldo i thotë ‘Po’ Napolit, Junajtid ofron 100 mln euro për Osimhen

Gazeta Si – Orët e mbetura deri në mbylljen e merkatos janë të ndezura. Një pistë mbi të gjitha. Është nga ato që realizohen, kur të gjitha pjesët shkojnë në vendin e vet. Po flasim për Kristiano Ronaldon drejt Napolit.

Koha shtrëngon, gongu bie të enjten në mbrëmje, por pista e Napolit është më afër se kurrë për kampionin portugez. Agjenti i tij, Jorge Mendes, ka shumë besim për mbylljen e marrëveshjes. As blerja e Antoni që Mançesteri ka bërë orët e fundit nuk përbën pengesë për të.

Kristiano Ronaldo. Gazeta Si, 29 gusht 2022

Oferta e Mançester Junajtid për Osimhen, sipas Mendes, do të vijë. Klubi anglez është gati të paguajë 100 milionë euro për Viktor Osimhen (Napoli kërkon 130), dhe të huazojë Ronaldon, që është krisur totalisht me ‘Djajtë e kuq’. Mançesteri garanton mbulimin e 80-85% të pagës së portugezit prej 24 milionësh.

Sipas ‘Corriere della Sera’, CR7 e ka dhënë miratimin për kalimin te Napoli, ku mund të luajë edhe në skenën e madhe të Ligës së Kampionëve.

Për Kristiano Ronaldon De Laurentis është gati të hapë rrugë edhe për të drejtat e imazhit, një pikë thelbësore në tratativat e merkatos. Napoli pritet të shesë edhe Fabian Ruiz te PSG për të marrë Kejlor Navas, por skenën e merr sigurisht Ronaldo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë