Futboll

Ronaldo ‘Fenomeni’ voton Interin: Me Lukakun fiton titullin!

Gazeta Si – Kush e fiton titullin në Serinë A sezonin e ri? Shumë thonë Interi, duke pasur parasysh lëvizjet e deritanishme në merkato. Edhe Ronaldo ‘Fenomeni’ voton për zikaltrit, pasi mendon se kanë skuadrën më të kompletuar.

“Interi mund të kishte fituar titullin edhe sezonin e fundit. Madje, për një moment praktikisht e kishte fituar. Tani është kthyer Lukaku, një sulmues që në Itali bën diferencën. Ai dhe Lautaro janë një dyshe thuajse perfekte.

Ronaldo ‘Fenomeni’. Gazeta Si, 1 gusht 2022

A do të kishte fituar Interi sezonin e fundit me Lukakun? Nuk jam fallxhor, por them se po. Interi e humbi titullin në derbi dhe duke menaxhuar keq dy muajt e vetëm të vështirë që pati. Në ato momente të duhet kurajë për të fituar ndeshjet e komplikuara në vend që të barazosh.

Janë momente, ku duhet të kapesh pas dikujt, pas dikujt të fuqishëm si Lukaku. Me të do të ishte më e lehtë, patjetër”, – ka thënë mes të tjerash braziliani në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Milani është i paralajmëruar nga ‘Fenomeni’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë