Gazeta Si – Ndeshja e parë e Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite nuk do të jetë me fanellën e Al Nasr. CR7 do të zbresë në fushë më 19 janar, pjesë e një formacioni miks të përbërë nga lojtarët e ekipit të tij të ri dhe rivalëve të Al Hilal. Do të jetë një miqësore ndaj PSG-së së Lionel Mesit.
Ndeshja e ‘pagëzuar’ si ‘Riyadh Season Cup’, do të luhet në ‘King Fahd Stadium’, ku 24 orë më parë Milani dhe Interi do të ndeshen për Superkupën e Ligës.

Nuk ka qenë i kënaqur Rudi Garsia, trajneri i Al Nasr, që udhëheq kampionatin në Arabinë Saudite. “Më vjen keq që debutimi i Ronaldos nuk do të jetë me fanellën tonë, – ka thënë francezi në konferencë shtypi. – Si trajner i Nasr nuk mund të jem i kënaqur që kjo sfidë luhet vetëm 3 ditë para një ndeshjeje të rëndësishme kampionati si ajo ndaj Al Ettifaq.
Mund të ishte bërë ndryshe. E kuptoj rëndësinë për popullaritetin e futbollit saudit për të parë lojtarë si si ata të PSG-së të luajnë në vendin e tyre”.
Garsia konfirmoi se CR7 duhet të shlyejë edhe një javë skualifikim (të shtunën ndaj Al Shabab), kështu që ndeshjen e parë zyrtare me Al Nasr do të mund ta luajë më 22 janar, në ‘Mrsool Park’ kundër Al Ettifaq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




