Futboll

Roma i falet 18-vjeçarit Feliks, Mourinjo: I kisha premtuar një palë këpucë 800 euro

Zhoze Mourinjos i ka shijuar fitorja 0-2 në fushën e Xhenoas, falë dygolëshit të Feliks Afena-Gian, 18-vjeçarit që trajneri i Romës e aktivizoi në fundin e ndeshjes. Për këtë futbollist të ri, që është edhe një nga “të përkëdhelurit” e tij, Mourionjo u shpreh:

“Feliks vrapoi tek unë pas golit, sepse i kisha premtuar një palë këpucë që atij i pëlqejnë shumë dhe që kushtojnë jo pak, rreth 800 euro. Erdhi në stol për të më kujtuar premtimin. Nesër në mëngjes duhet të shkoj në dyqan për t’ia blerë…”

Zhoze Mourinjo, trajneri i Romes. Gazeta Si, 22 nentor 2021

Trajneri portugez foli pastaj edhe për ndeshjen në tërësi: “Pjesa e parë ishte pak e bllokuar, por luajtëm mirë dhe dominuam. Na munguan vertikalizimet, por e kishim lojën nën kontroll. Mkhitarian bëri një ndeshje fantastike dhe u treguam të zotët edhe në tentativat e tyre në kundërsulm. Kur e ulën ritmin, mendova se Feliks do të ishte profili i duhur për t’i vënë në vështirësi, siç ka bërë me Kaljarin dhe Milanin. Na ka ndihmuar shumë, por e gjithë skuadra luajti vërtet mirë”.

Mourinjo i besoi edhe Marash Kumbullës një fanellë titullari, në qendër të mbrojtjes me tre. Mbrojtësi kuqezi u zëvendësua 3 minuta para fundit dhe paraqitja e tij ishte e mirë në këtë ndeshje, edhe pse portugezi nuk e përmendi me emër gjatë prononcimit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë