Gazeta Si – Fitore të lehta për Romën dhe Interin në ndeshjet e javës së 4-t të Serisë A, ndërsa Milani ka ngecur në barazim 0-0 në fushën e Sasuolos, ku pak muaj më parë fitoi titullin kampion.
Mund të kishte shkuar edhe më keq për skuadrën e Piolit, pasi Sasuolo humbi një penallti. Gjuajtja e Berardit u prit nga portieri Maignan. Pas 4 ndeshjesh, Milani ka 8 pikë dhe mban vendin e tretë.

Roma mundi 3-0 Moncën, falë dopietës së Dibalës në pjesën e parë dhe një goli të Ibanjez në të dytën. Ekipi i Mourinjos kryeson i vetëm me 10 pikë në katër javë. Kumbulla luajti vetëm 28 minuta dhe u ndërrua më pas për shkak dëmtimi.
Edhe Interi fitoi me lehtësi ndaj Kremonezes, 3-1. Korrea, Barela dhe Lautaro Martinez shënuan për skuadrën e Inzagit, që ka lënë pas humbjen me Lacion dhe ka marrë vendin e dytë, me 9 pikë.
Kristjan Asllani ishte projektuar për titullar në këtë ndeshje, por në momentet e fundit u vendos të luante sërish Brozoviç. Kroati ia la vendin mesfushorit kuqezi në minutën e 72-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




