Futboll

Roma anulon miqësoren, Barça e pret keq dhe kërcënon me gjyq

Gazeta Si – Klubi italian ka vendosur të anulojë miqësoren e ‘Trofeut Gamper’ të 6 gushtit, sepse prish planet e përgatitjeve të sezonit të ri. Spanjollët e presin keq vendimin. Sipas tyre, është prishur në mënyrë të njëanshme dhe pa arsye një kontratë.

Është bërë një çështje tashmë ‘Trofeu Gamper’, pas njoftimit zyrtar të Romës për anulimin e miqësorees së programuar më 6 gusht. Klubi italian kërkon që të krijojë kushtet më të mira për përgatitjen e sezonit të ri.

“Roma, për meshkuj dhe femra, do të ndjekë rugëtimin e saj me impenjime të tjera më pak të rëndësishme. Falenderojmë Barcelonën për ftesën për miqësoren dhe i urojmë më të mirat”, – shkruhet në njoftimin e klubit.

Barcelona ndërkohë ka reaguar me anë të kanaleve të saj zyrtare në rrjetet sociale. Katalanasit kanë publikuar një komunikatë, ku shkruhet: “Është vendosur të prishet pa arsye një kontratë e arritur më parë mes palëve”.

Barcelona ka bërë me dije se po kërkon kundërshtarë të tjerë dhe se do të fillojë t’u kthejë tifozëve paratë e shpenzuara për biletat. Sipas klubit katalanas, ngjarja është përgjëgjësi e Romës.

Baneri i Barcelones per “Trofeun Gamper”. Gazeta Si, 28 qershor 2022

Zyra ligjore e klubit spanjoll po sheh mundësinë për të hapur një gjyq ndaj klubit italian për dëmet e shkaktuara ndaj klubit katalanas dhe tifozëve. Ishte një vendim i papritur dhe i pajustifikuar ai për miqësoren ga Roma.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë