Gazeta Si – Kush shkon në punë ose në shkollë, duhej të sakrifikonte për të ndjekur ndeshjen mes dy zotërinjve. Çerefkinalja spektakolare e Roland Garros mes Rafael Nadal dhe Novak Gjkoviç nisi në orën 21:00 dhe zgjati deri në orën 1 e 16 minuta.

“Është shumë vonë, nuk ka dyshim, – ka thënë Nadal. – Nuk mund të ankohem, sepse kam dy ditë pushim për gjysmëfinalen. Nëse do të kisha vetëm një ditë, apo nëse marrim rastin e Zverev në Madrid, është problem i madh.
"It was a very emotional night"
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 1, 2022
— @RafaelNadal on his four-set win over Novak Djokovic:#RolandGarros
Natyrisht, e kuptoj anën tjetër të biznesit, televizionet paguajnë shumë për të transmetuar ndeshjet kaq vonë. Turneu thith të ardhura, po ashtu edhe lojtarët”, – ka theksuar Rafael Nadal.
Dakord me spanjollin është edhe Novak Gjokoviç: “Dihet që në tokë, aq më shumë kur luhen 5 sete, ndeshjet kërkojnë më shumë kohë.
Sesionet e mbrëmjes nisin shumë vonë, por janë televizionet që komandojnë. Kjo është bota ku jetojmë. Transmetuesit vendosën që kjo ndeshje të luhej natën. Japin para dhe kështu bëjnë edhe ligjin”, – tha tenisti serb.
"He was a better player in important moments"
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 1, 2022
No.1 @DjokerNole on his loss to @RafaelNadal #RolandGarros
Ndeshjet e Roland Garros transmetohen ekskluzivisht në një platformë me pagesë, Prime Video. Për çerekfinalen mes Nadal dhe Gjokoviç, kjo platformë pranoi që ta linte të lirë sitin në Francë.
‘France Télévisions’, transmetuesi historik i Roland-Garros, ka të drejtat për të transmetuar ndeshjet gjatë ditës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



