“Mbreti” i Parisit ka mundur në 3 sete australianin Popirin. Edhe tenisiti serb nuk ka stonuar dhe ka fituar 6-2, 6-4, 6-2 kundër Sandgren. Surpriza e ditës së parë ishte Rublev, i cili është eliminuar nga Struf.
Lojtari i fundit që kaloi turin në ditën e parë të Roland Garros ishte numri 1 i botës, Novak Gjokoviç, që në sesionin e mbrëmjes mundi 6-2, 6-4, 6-2 amerikanin Sandrgen. Për serbin ishte një stërvitje e thjeshtë prej 1 orë e 58 minuta. Ai luajti një tenis solid dhe shumë preciz. “Nole” komandoi në lojë dhe në rezultat nga momenti i parë e deri tek i fundit. Të enjten ai do të zbresë sërish në fushë për turin e dytë ndaj uruguaianit Pablo Kuevas.

Zgjati 2 orë e 23 minuta debutimi i Rafael Nadal në Roland Garrosin e 17-të radhazi. 13 herë kampioni i këtij turneu asfaltoi 6-3, 6-2, 7-6 australianin Aleksei Popirin. Spanjolli dominoi, me përjashtim të një momenti, kur lëshoi pak. Për Nadalin është fitorja e 101-të në Roland Garros në 17 edicione. Humbjet mbeten dy për të: në 1/8-at e 2009-ës kundër Robin Soderling dhe në çerekfinale të 2015-ës kundër Novak Gjokoviç.
Në 17 turet e para të luajtura në Paris, Rafael Nadal ka humbur vetëm 2 herë një set: në 2011-ën ndaj Xhon Isner dhe në 2013-ën ndaj gjermanit Daniel Brands. Në turin e dytë Nadal do të ndeshet me francezin Riçard Gasket.
Pas Dominik Thiem, një tjetër big del nga skena në debutim: Andrej Rublev, finalisti i Montekarlos. Rusi shpërdoroi shumë dhe në fund është mundur në 5 sete nga gjermani Struf, 6-3 7-6, 4-6, 3-6, 6-4. Ndeshja zgjati 3 orë e 46 minuta.

Te femrat vlen të theksohet tërheqja e Petra Kvitovës, e cila ka probleme në gju. Tenistja mëngjarashe, dy herë kampione e Uimbëlldonit, vendosi të tërhiqet dhe Elena Vesnina kaloi direkt në turin e tretë. Po ashtu, mund të veçohet edhe rithimi i Karla Suarez Navarro pas 17 muajsh, pasi la pas problemet shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



