Lojëra me Dore

“Roland Garros” me publik, për herë të parë do të ketë ndeshje në mbrëmje

Organizatorët e turneut “Roland Garros” kanë konfirmuar sot praninë e një numri të kufizuar spektatorësh për të ndjekur ndeshjet nga shkallët. Për t’u lejuar ta bëjnë këtë gjë spektatorët duhet të kenë me vete një certifikatë vaksine, ose rezultatin e një testi PCR negativ të bërë jo më larg se 48 orë përpara.

Për herë të parë në historinë e turneut të madh francez do të ketë edhe një sesion mbrëmjeje. Deri më 8 qershor mund të ndjekin ndeshjet nga afër çdo ditë deri në 5388 spektatorë, pastaj 13146 spektatorë nga 9 qershori, javën e dytë të turneut, falë autorizimit të qeverisë për ta lejuar limitin e të pranishmëve deri në 65%.

Rafael Nadal, fitues i Roland Garros. Gazeta Si, 12 maj 2021

Qeveria franceze ka bërë me dije se rregullat e izolimit do të qëndrojnë në fuqi deri më 8 qershor deri në orën 21:00, me arbitrin që do t’u kërkojë tifozëve të lënë shkallët në orën 20:30, kurse nga 9 qershori orari i lejuar do të jetë deri më 23:00. Organizatorët parashikojnë të shehin 118.611 bileta. Edicionin e kaluar që u bë në tetor u shitën 15 mijë bileta, ndërsa në 2019-n janë shitur 500 mijë bileta. Ishte koha kur askush nuk e imagjinonte se do të shpërthente një pandemi Koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë