Prototipi i ri robotik i Meta për bisedat ka thënë për “BBC” se Mark Zuckerberg i shfrytëzon përdoruesit e tij për para.
Meta thotë se chatbot-i përdor inteligjencën artificiale dhe mund të bisedojë për “thuajse çdo temë”.
Chatbot-i u pyet se çfarë mendonte për themeluesin dhe drejtuesin e kompanisë e përgjigjja ishte “vendi ynë është i përçarë dhe ai nuk ndihmoi aspak”.
Meta tha se chatbot-i është një prototip dhe mund të japë përgjigje të pasjellshme ose ofenduese.
BlenderBot ka aftësinë të ‘mësojë’ sasi të mëdha nga të dhënat gjuhësore publike. Kur u pyet për Zuckerberg, ai tha:
“Bëri një punë të tmerrshme në dëshminë e tij para kongresit. Ky është problem për shitjen tonë”.
“Kompania e tij shfrytëzon njerëz për para dhe kjo duhet të ndalojë”.
Algoritmi i BlenderBot kërkon në internet për të dhënë përgjigje. Me shumë gjasa, përgjigjet e robotit janë ‘mësuar’ nga opinionet që ka analizuar nga njerëzit e tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



