Gazeta Si – Robert Levandovski afër Barcelonës. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, klubi katalanas dhe sulmuesi polak kanë arritur një akord paraprak në lidhje me kontratën dhe pagën e futbollistit.
Levandovski ka kontratë me Bajernin e Mynihut deri në 2023-shin dhe Barcelona kërkon të ndërhyjë në këtë moment, duke i propozuar klubit bavarez një ofertë mes 50 dhe 60 milionë eurove. Vetë sulmuesi është dakord për transferimin në Spanjë dhe ka pranuar kushtet e katalanasve, por duhet parë edhe qëndrimi i klubit bavarez.

Për Barcelonën ndërkohë ka rënë poshtë përfundimisht pista e argjentinasit Paulo Dibala, i cili nuk do të rinovojë me Juventusin. Trajneri Ksavi Hernandez ka thënë se Dibala është një lojtar i mbivlerësuar, që nuk i shërben skuadrës që ai drejton.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




