Brenda masave të uraniumit të groposura në reaktorin numër katër të termocentralit të Çernobilit, i cili shpërtheu në vitin 1986, duket se kanë rifilluar reagimet e ndarjes bërthamore.
Kështu ka raportuar ditët e fundit në revistën shkencore “Science”, në një intervistë Neil Hyatt, kimist i materialeve bërthamore në Universitetin e Sheffield në Britani.
“Është njëlloj sikur të ketë thëngjij në një ‘Barbecue’”, – tha profesori.
Nevojitet një ndërhyrje
Shkencëtarët, nga qeveria ukrainase, tani po përpiqen të kuptojnë nëse këto reagime do të zbehen vetë ose nëse do të nevojitet ndërhyrje për të shmangur një aksident, megjithëse padyshim që nuk përmenden pasoja të krahasueshme me ato që ndodhën 35 vjet më parë.
Sensorët regjistruan një numër në rritje të neutroneve, sinjalin e një reaksioni të ndarjes bërthamore, duke arritur në një prej dhomave të paarritshme të reaktorit, shpjegoi Anatoli Doroshenko, i Institutit për Probleme të Sigurisë së Impianteve Bërthamore në Kiev.
“Sarkofagu”

Një “sarkofag” (kuti mbajtëse kontejner) është ndërtuar rreth reaktorit një vit pas aksidentit, që kishte lejuar ujin e shiut, i cili ngadalëson neutronet dhe për këtë arsye rrit mundësinë e përplasjes me uraniumin, duke gjeneruar kështu të tjerët në një zinxhir përmes copëtimit të bërthamës së uraniumit.
Në koincidencë me shirat e dendur, numëruesi i neuroneve arriti pikun, por më pas u kthye në nivelet normale.
Manteli i ri gjithashtu duhet të kishte mbrojtur reaktorin nga uji dhe kështu bëri. Derisa në disa pika, neutronet filluan të rriteshin përsëri, duke arritur thuajse të dyfishohet në katër vjet, në dhomën e ashtuquajtur 305/2.
Hipoteza është se me tharjen e FCM-së, përplasjet midis neutroneve dhe atomeve të uraniumit janë më të lehta. Nëse është kështu, reagimi i ndarjes mund të përshpejtohet në mënyrë eksponenciale, duke çliruar energji bërthamore në një mënyrë të pakontrolluar.
“Aksidenti nuk mund të përjashtohet”

“Ka shumë pasiguri, por nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një aksidenti”, – shtoi kolegu i tij në Institut, Maxim Saveliev, duke deklaruar se “numri i neutroneve rritet ngadalë”.
Kur bërthama e reaktorit u shkri, shufrat e uraniumit u përdorën si lëndë djegëse, veshja e tyre e zirkonit, shufrat e grafitit dhe rëra, derdheshin si llavë.
Ato precipituan në bodrumin e hyrjes së reaktorit, ku u ngurtësuan në atë që quhet Fcm (material që përmban lëndë djegëse), në të cilën gjenden 170 tonë uranium të rrezatuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




