Qeveria ka miratuar shtyrjen deri në fund të vitit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Nga 30 shtatori, afati shtyhet deri në 31 dhjetor 2020.
Shtyrja e propozuar nga financat ka ardhur për shkak të ndikimit të COVID-19, në punët e administratës shtetërore.
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme ka për qëllim nxitjen e formalizimit me vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme
Nga 17 janari 2020, kur ka hyrë në fuqi ligji deri në 17 mars 2020, kohë kur nisi izolimi për shkak të pandemisë, numri i aplikimeve për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është 15 071.
Nga 18 mars-22 maj numri i aplikimeve është 4835. Ndryshimi i zakoneve të punës për shkak të pandemisë ka ulur 68 % numrin e rivlerësimeve të pasurive të paluajtshme.
Të gjithë personat që kanë në pronësi një tokë ose ndërtesë të regjistruar ose fitojnë pronësinë, mund ta rivlerësojnë atë sipas ligjit me tatimin 3%.
Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë ASHK-ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse. Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




