Futboll

River Plejt fiton finalen e shekullit, përmbys gjithçka në shtesë

Është River Plejt fitues i “finales së shekullit” në Kupën Libertadores. Pas një finaleje që u zgjat më shumë se tre javë, River ka përmbysur Boka Xhunjors duke triumfuar 3-1. Boka e gjeti e para rrugën drejt golit, por River nuk u dorëzua dhe në fund ia doli që të ngrinte lart trofeun e lavdishëm të Kopa Liberdadores. Finalja e luajtur në Madrid do të mbahet mend gjatë jo vetëm për fituesin, por edhe për lojën spektakolare që rrallë herë është zhvilluar në këtë stadium mitik.

Agresiviteti në këtë finale të dytë të Kupës Libertadores ishte i pranishëm që në minutat e fillimit. Rastet e para të rrezikshme para portës do i kishte Boka, por Perez dhe Benedeto nuk janë shumë të saktë në gjuajtjet e tyre. Edhe River nga ana tjetër mundohet të reagojë, por iu deshën disa minuta më shumë që ta merrte veten. Boka Xhunjors dominonte dhe nuk vonoi shumë të vinte edhe goli i avantazhit. Do të ishte Benedeto, sulmuesi kryesor, që në minutën e 44’ nuk gabon dhe çon në avantazh skuadrën e Skeloto.

Pas pushimit është një tjetër River Plate në fushën e lojës, shumë më agresive dhe që rrezikon më tepër. Në minutën e 68’ ishte Ignacio Fernandez ai që barazoi gjithçka me një goditje të bukur nga brenda zonës. Pas këtij goli, ndesha u bë akoma dhe më e bukur, me aksione të shpejta nga të dyja krahët. Boka vazhdoi të sulmonte, duke pasur disa mundësi të mira për të shënuar, por pa sukses. River Plejt, duke parë se ndeshja po shkonte drejt shtesës, u mundua të administronte energjitë dhe uli disi ritmin.

Me mbylljen e 90 minutave, duke qenë se nuk funksionin golat në fushën kundërshtare, të dyja ekipet do të luanin edhe 30 minuta të tjera shtesë. Menjëherë me fillimin e shtesës, Boka do të mbetej me një lojtarë më pak, pasi Barros del me të kuq, duke e lënë ekipin e tij me një lojtarë më pak. Por edhe me një lojtarë më shumë River pati vështirësi të përfitonte dhe do duhej një gol spektakolarn ga jashtë zone i Kuinteros që vinte goli i dytë për “los millonarios”.

https://www.youtube.com/watch?v=7Pfy-fvks5c

Me një lojtarë me pak, Boka nuk kishte shumë forca për të reaguar dhe në fund do të pësonte golin e “knock down”. Martinez do e shënonte golin e tretë për River Plejt në minutën e fundit. Mbyllet kështu gjithçka në shifrat 3-1 në favor të River Plejt kjo finale e Kupa Libertadores për vitin 2018. Një finale që do të mbahet mend gjatë, për pasionin e madh të tifozëve, për trazirat që ndodhën në Buenos Aires, por edhe për faktin se për herë të parë një ndeshje e tillë u luajt në Europë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë