Futboll

Rivalizon me Salah & Kane – Rinia e dytë e Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri ka përjetuar një karrierë të suksesshme ndërsa tani ai ka rilindur te Basel nga ku u transferua te Bayern në vitin 2012. Mijëra tifozë të Basel mbushën rrugët për ti uruar kthimin në shtëpi heroi vendas që kaloi një periudhë të vështirë te Chicago. Shaqiri është futbollisti më i titulluar në Zvicër pas dy trofeve të Champions League me Bayern dhe Liverpool, plus tituj kampionë në Gjerman dhe Angli. I dyti për numrin e ndeshjeve me Zvicrën dhe 3 herë kampion në “atdheun” e tij.

Statistikat e sezonit tregojnë se Mohamed Salah (45) dhe Harry Kane (33) janë të vetmit mbi 30 vjeç që kanë shënuar dhe shërbyer më shumë se Shaqiri këtë sezon – në top 15 kampionatet në Botë. Mesfushori ofensiv shqiptar kryeson në Zvicër me 14 gola dhe 17 asist – 8 më shumë se ndjekësi më i afërt. Shaqiri është një idhull absolut dhe u shndërrua në njeriun më të kërkuar nga zviceranët në Google pas transferimit te Liverpool në vitin 2018. Në kombëtaren helvete ai ka shënuar 10 e ka shërbyer për 4 të tjerë në 24 ndeshje në fazën finale të botërorëve dhe evropianëve. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë