Futboll

Rivalët e Harry Kane për Bomber-in e Bundesliga 2024/25

Shënuesi më i mirë i sezonit të kaluar është sërish në garë për të njëjtin çmim në Bundesliga por kush janë ata që duan ti marrin kurorën…?
Leader-i aktual
1) Harry Kane
Klubi: Bayern
Gola: 22
Ndeshje: 25
Kane e vrau garën e Shënuesit më të mirë një vit më parë në Bundesliga madje duke ju afruar rekordit të Robert Lewandowski-t (41 gola) por mbeti në kuotën 36. Këtë sezon anglezi ka shënuar 3 herë nga 3 gola dhe mgjs pësoi një dëmtim në “Klassiker” ndaj Borussia Dortmund, nga java 15 e deri tani po kalon një formë shumë të mirë.

Patrick Schick

2) Patrik Schick
Klubi: Bayer Leverkusen
Gola: 17
Ndeshje: 24
Pavarësisht se ka luajtur vetëm 14 ndeshje si titullar në Bundesliga 2024/25, Schick mbetet ndër shënuesit më të mirë me 17 gola që ka shënuar nga java e 10 në të 26. Ai shënoi 4 gola ndaj Freiburg në raundin e 15, ndeshja e dytë me 3+ gola pas asaj ndaj Heidenheim në javën e 11.

Burkardt dhe Kleindienst

=3) Omar Marmoush, Jonathan Burkardt, Tim Kleindienst
Klubi: Manchester City (ish Eintracht Frankfurt), Mainz, Borussia Mönchengladbach
Gola: 15
Ndeshje: 17, 23, 25
Tani në Premier League, egjiptiani Marmoush i shënoi golat e tij në 11 nga 17 ndeshjet e fazës së parë, përfshi 2 në barazimin 3-3 ndaj Bayern. Pas një dëmtimi të gjatë dhe verës rekuperuese nën drejtimin e Bo Henriksen, Burkardt është Leader-i i Mainz 05 në zonën evropiane. Mes 15 golave që ka shënuar janë edhe ata të fitoreve ndaj Augsburg, Hoffenheim dhe Leipzig. Kleindienst plotëson binomin e mbetur pas largimit të Marmoush në vendin e tretë. Në sezonin e parë në Borussia-Park ai shënoi në debutim ndaj Bayer Leverkusen dhe më pas Bochum duke formësuar një fushatë golash që e ndihmuan të grumbullohej për të parën herë në Kombëtaren gjermane ku ka shënuar 4 gola në 6 ndeshjet e para aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë