Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së do të mbahen më 22 maj.
“Morëm disa vendime shumë të rëndësishme për përbërjen e Këshillit Kombëtar për të cilën komisioni i operacioneve zgjedhore do ju informojë sapo të finalizohet lista. U vlerësua përfundimi i zgjedhjeve përveç dy degëve. Janë rreth 40 mijë anëtarë të PD-së në zgjedhje. Komisioni do ju informojë rreth të gjithë procesit.
Do i propozohet Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit, 21 apo 22 maj. Secili kandidat do të depozitojë kriteret dhe do përcaktohen rregullat.
Sapo të vendosë Kuvendi, unë thuajse e kam shpallur, por pasi të formalizohet. Ndërkohë, kryesia e PD-së do të zgjidhet më parë.
Këshilli do zgjedhë Kuvendin. Nënkryetarët dhe sekretarinë e zgjedh Këshilli”, tha Berisha pas mbledhjes disa orëshe të Komisionit të Rithemelimit.
Mandati i këtij komisioni do të zgjatet deri në zgjedhjen e kryesisë së re të partisë që do të dalë nga votimi i Këshillit të ri Kombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.