Masat kufizuese për mos përhapjen e koronavirusit kanë prekur edhe gazetarinë dhe në përpjekje për t’iu gjendur shikuesve afër, një gazetare amerikane improvizoi nga banjoja e shtëpisë së saj si të presësh balluket vetë në një kohë që sallonet e bukurisë janë të mbyllura.
Gazetarja Melinda Meza e televizionit KCRA në Kaliforni po shpjegonte e qetë dhe me plot pasion sesi duheshin prerë flokët në shtëpi. Por, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë ajo tregoi shumë më shumë.
E përqëndruar tek detajet e raportimit, gazetarja nuk e vuri re se në pasqyrën pas saj bashkëshorti ishte lakuriq brenda në kabinën e dushit, ndërsa regjia e kuptoi me vonesë dhe riktheu lidhjen në studion e mbetur pa fjalë.
Videoja është bërë virale dhe ka marrë mijëra shpërndarje nëpër rrjetet sociale. Vetë gazetarja nuk e ka komentuar deri më tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.