Ekonomi

Rishikohet buxheti i vitit 2024. Parashikohen 27 mld lekë të ardhura

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria shqiptare ka rishikuar buxhetin për vitin 2024 për herë të dytë, duke rritur të ardhurat në vlerën e 27 miliardë lekëve.

Ministri Petrit Malaj në një dalje për mediat bëri të ditur të gjithë sektorët ku do të rriten financimet, nga bujqësia, arsimi, shëndetësia e ministria e Brendshme.

“Ne kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë. Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në ato sektor që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektor që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Konkretisht kemi rritur financimet shtesë për ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë në mënyrë që të mbështetet skema e granteve të fermerëve, 250 mln lekë për ministrinë e Shëndetësinë për të financuar projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor

Kemi rritur financimit për ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 miliardë lekë për kompensimin ushqimor të policisë, përveç orëve shtesë të punës gjatë sezonit të verës.

Kemi rritur fondin për ministrinë e Arsimin në masën 300 mln lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë rritur rezultate të mira.

Kemi rritur shpenzimet edhe për Ujësjellës – kanalizimet në vlerën 2 mld lekë”, sqaroi ministri Malaj.

Nw tw njwjtwn mbledhje, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, njoftoi dy vendime që lidhen me Forcat e Armatosura dhe rijetëzimin e industrisë ushtarake. Me aktin normativ të kaluar në mbledhjen e këshillit të ministrave, Vëngu tha se është miratuar paketa financiare dhe ligjore që mbulon sigurimin e jetës të Forcave të Armatosura në misionet jashtë vendit.

“Ofrimin e paketës financiare dhe ligjore që mbulon sigurimin e jetës të Forcave tona të Armatosura në misionet jashtë vendit. Kemi diversifikim në misionet jashtë vendit, kemi një shtesë të angazhimit të Shqipërisë në misione që lidhen edhe me BE jo vetëm me NATO, qoftë në kontribute tokësore, por edhe detare. Me këtë paketë sigurohemi që të gjitha forcat tona të angazhuara jashtë kanë mbulimin e nevojshëm për cdo lloj vështirësie që mund të hasin në misione që zgjasin mbi disa muaj.”u shpreh ai.

Ndër të tjera Vëngu tha se është miratuar paketa financiare që shlyen detyrimet e industrisë ushtarake në Polican, në Gramsh dhe në Mjekës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë