Gazeta Si – Zërat e markatos vazhdojnë, por kush mund të ofrojë shifra të ngjashme me ato të PSG-së për sulmuesin Kilian Mbape? Ai fiton më shumë se 600 milionë euro në 3 vjet.
Kilian Mbape dhe PSG firmosën rinovimin majin e kaluar dhe kjo është kontrata më e shtrenjtë në historinë e sportit. E përditshmja franceze ‘Le Parisien’ ka zbuluar detajet e rinovimit që bindi sulmuesin të mos transferohej te Real Madrid.

Gazeta ka bërë edhe kalkulimet sa do të fitojë Mbape, nëse qëndron në Paris gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Ai është i lidhur me klubin francez edhe për dy sezonet e ardhshme, plus një fakultativ. Në total do të përfitonte 636 milionë euro. Po si ndahet në detaj kjo shumë? ‘Le Parisien’ zbulon gjithçka..
Paga: 72 milionë euro në sezon (216 milionë në 3 vjet)
Bonusi ‘firmë’: 180 milionë euro, të ndara në 3 këste
Bonusi ‘besnikëri’: një shifër që rritet nga viti në vit për një total 240 milionë euro, nëse qëdnron deri në fund te PSG (70 milionë, nëse nuk ikën në qershor 2023, 80 milionë nëse nuk ikën në qershor 2024, 90 milionë nëse nuk ikën në qershor 2025
Shifra të çmendura, të papara më parë. Me këtë rinovim Mbape thyen rekordet e mëparshme të shokëve të repartit te PSG: Mesi (555 milionë për 4 vjet) dhe Nejmar (267 milionë për 6 vjet.
Vështirë se një klub tjetër mund të bëjë ofertë të ngjashme me këtë, ndaj dhe Mbape së fundi ka thënë: “Nuk lëviz nga Parisi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje