Futboll

Rinovimi i Ibrës një formalitet, rrogë simbolike me bonuse që varen nga ndeshjet dhe golat

Gazeta Si – Me rinovimin e drejtuesve Maldini dhe Massara, edhe ai i Zllatan Ibrahimoviçit pritet të jetë një formalitet.

Sulmuesi suedez ka zgjedhur të qëndrojë te Milani dhe për këtë ka pranuar një angazhim dhe rrogë simbolike me bonuse të rëndësishme që lidhen me paraqitjet, golat dhe trofetë.

Të hënën ose ditët pasardhëse mund të firmoset, mungojnë vetëm detajet e fundit për të rregulluar.

Rruga është e hapur falë konfirmimit të drejtuesve sportivë. Pa to, Ibra gjithashtu do të kishte rivlerësuar vendimin e tij për të qëndruar me kuqezinjtë.

Ndërkohë, sulmuesi po vazhdon të punojë fort për t’u rikuperuar nga dëmtimi pas operacionit në gju më 25 maj.

Det, por edhe shumë fizioterapi e stërvitje për të mos humbur tonin e muskujve. Në moshën 40-vjeçare, Ibra është bërë edhe më maniak dhe nuk dëshiron t’i lërë asgjë fatit.

Synimi është të rikthehet në formën më të mirë në fillim të vittit 2023 për të ndihmuar sërish skuadrën e Piolit, ndoshta për Superkupën kundër Interit të planifikuar për në 18 janar.  

Një rinovim thelbësor gjithashtu për të vazhduar të motivojë shokët e tij jashtë fushës: Zlatan do të jetë gjithmonë pranë ekipit dhe do të punojë shumë në Milanelo për të reduktuar kohët e rikuperimit të vlerësuar fillimisht në 7-8 muaj. Një sfidë e re për suedezin që nuk ka ndërmend të varë këpucët mbi gozhdë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë