Nga Gazeta ‘SI’ – Në muajin mars, tregtia e jashtme e Shqipërisë ka dhënë sinjale pozitive.
Eksportet u rritën me 5% duke arritur vlerën e 34.9 miliardë lekëve, ndikuar nga mineralet, lënda djegëse dhe energjia elektrike.
Importet janë ulur me 1.4% në 73.8 mld lekë. si rrjedhojë deficiti tregta është ngushtuar në 39 mld lekë.
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për Marsin 2025 sjell disa sinjale pozitive për ekonominë vendase, me një rritje të ndjeshme të eksporteve dhe një ulje të importeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në një periudhë tremujore, eksportet e mallrave arritën vlerën 100 mld lekë, duke u rritur me 4.7%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 202 mld lekë, duke u ulur me 3.5%, krahasuar me një vit më parë. Deficiti për tremujorin janar-mars, u regjistrua në 102 miliardë lekë.
Në aspektin gjeografik, Turqia (-19.7%), Gjermania (-12.2%) dhe Italia (-2.8%) shënuan ulje të ndjeshme të importeve drejt Shqipërisë. E kundërta ndodhi me Kinën, e cila rriti eksportet drejt Shqipërisë me 25.3%.
Ndër vendet partnere, Kosova rezulton një nga tregjet më të rëndësishme në rritje, me një rritje marramendëse prej 83.1% të eksporteve nga Shqipëria në mars, krahasuar me një vit më parë. Në tremujorin e parë, eksportet drejt Kosovës janë rritur me 79%. Po ashtu, rritje ka edhe në eksportet drejt Greqisë (13.2%) dhe Gjermanisë (11.3%).
Në krahun tjetër, Italia mbetet partneri kryesor tregtar, por me një rënie të eksporteve prej 10.2%, duke reflektuar një ripozicionim të qartë në marrëdhëniet tregtare rajonale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.