Nga Gazeta ‘SI’ – Tregjet europiane kanë pasur një të martë të mirë, duke u ngjitur pak pas disa ditëve tepër të rënda.
Indeksi rajonal Stoxx 600 u rrit me 1.4% dhe të gjithë sektorët patën një përmirësim të lehtë.
Aksionet e indeksit të mbrojtjes u rritën po ashtu me 4%. Euro riforcoi pozicionin e saj kundrejt dollarit, në 1.1 dollarë, me rritje 0.6%. Dollari është dobësuar me 0.5% përballë të gjithë valutave të huaja.
S&P 500 u rrit me 1.5% dhe Nasdaq me 1.2%. Nafta ra me 1%.
Tregu botëror i aksioneve u godit rëndë nga tarifat e Donald Trump. Spekulimet që mund të ketë një pauzë u shuajtën një ditë më parë, kur Trump tha se mund t’i rrisë sërish tarifat ndaj Kinës.
Ndërsa Kina njoftoi se do të kundërpërgjigjej, BE-ja i propozoi Trump një negocioata për tarifa “zero” nga të dyja vendet. Trump kundërshtoi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.