Qeveria po planifikon të hedhë në tregjet ndërkombëtare Eurobondin deri në 600 milion euro (663.54 milion dollarë) në maj, ndryshe nga planifikimi fillestar për në nëntor, ka bërë me dije Ministrja i Financave Anila Denaj.
Qeveria kishte menduar të huazonte 500 milion euro rreth nëntorit 2020 para se të goditej nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ku gjetën vdekjen 51 persona dhe 17,000 të tjerë mbetën të pastrehë.
Denaj tha se qeveria e ka shpënë përpara procesin dhe do të vendosë në prill nëse do të huazojë më shumë para ose jo për të mbuluar nevojat për rindërtim.
“Në këtë mënyrë, ne mund të gjenim hapësirë në buxhet për ta përdorur atë qoftë në rindërtim ose investime të tjera të planifikuara” është shprehur ministrja Denaj për Reuters.
Më pak se gjysma e obligacionit do të paguajë borxhin.
“Ne mund të ngremë tavanin (e Eurobondit) pak, nga 500 mln në 600 mln, ose 580 mln ose 590 mln, në varësi të nevojës së momentit që do të hyjmë në treg,” shtoi Denaj.
Një konferencë e donatorëve ndërkombëtarë e thirrur nga Bashkimi Europian do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt për të ndihmuar Shqipërinë për të financuar rindërtimin.
Denaj tha se qeveria do të zgjedhë një këshilltar ligjor dhe menaxher të bankës drejtuese për obligacionin në ditët në vijim, duke shtuar se Standard & Poor’se rivleorësoi Shqipërinë me B + me një perspektivë të qëndrueshme javën e kaluar. (1 $ = 0,9042 euro)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




