A po bën Europa shumë pak dhe shumë vonë përpjekje për të rikuperuar dëmin nga pandemia?
Fokusi i Europës për të ardhmen duhet të jetë i madh, por më shumë duhet të jetë i zgjuar.
Politikëbërësit e përgëzojnë Europën për stimulin ekonomik, por duhet të vendosin sa më parë disiplinën e politikave monetare dhe fiskale.
27 vendet e BE-së dhe 19 vendet në zonën e euros janë shembuj të biznesit të papërfunduar. Përkrahë pjesëve që mungojnë janë edhe mjetet e stabilizimit të makroekonomisë. Një bashkëpunim i ndryshimeve fiskale dhe bankare mund të kthejnë situatën si para 10 vitesh.
Gjatë pandemisë, shumë nga vendet europiane, sidomos ato me ekonomi delikatepërfituan nga pezullimi i politikave fiskale nga Banka Qendrore Europiane. Ndihmat përfshinë hua bankare me garanci nga shteti, kompensim të të ardhurave të humbura, pension pune dhe shtyrja e pagesës së disa detyrimeve.
Pavarësisht problemeve të tjera, këto masa e mbajtën në këmbë Europën.
Më shumë se sa këto, Europës i duhen aktive të sigurta dhe kapacitet fiskal i centralizuar.
Bordi Fiskal Evropian, një organ këshillues i pavarur i Komisionit Evropian, përfundoi këtë javë se “politikat e miratuara ose të shpallura me besueshmëri nga qeveritë deri më tani duket se arrijnë një shkallë të përshtatshme të mbështetjes fiskale”.
Në çdo krizë të ardhshme, nuk do të jetë çështje për të bërë më shumë, por për ta bërë atë më mirë, dhe për këtë Dimensioni Europian duhet të ndërhyjë. Me aktive të sigurta të BE-së dhe një kapacitet të përhershëm fiskal të centralizuar, përgjigjet e politikës së bllokut do të ishin më pak të fuqishme se ato aktuale , por do të ishin më të qëndrueshme, automatike dhe në kohë.
Pjesa tjetër e planit të rimëkëmbjes së BE-së ka të bëjë me qëndrueshmërinë. Qëllimi është të përmirësojë rritjen e mundshme përmes investimeve publike të mbështetur nga reformat strukturore. Ndërsa pjesa më e madhe e përpjekjeve për stabilizimin makroekonomik do të jenë mes shteteve individualisht. Plani i rezistencës do të mbështetet kryesisht në paratë europiane të financuara bashkërisht, si emetimi i bonove 10-vjeçare, 20 miliardë euro të nisura këtë javë nga Komisioni EUropian.
Plani është i orientuar drejt vendeve në nevojë. Këto vende kanë një pjesë të madhe të PBB-së së tyre nga ndihmat që i jep BE-ja.
Por një nga dy përfituesit më të mëdhenj do të jetë Italia, e cila deri më tani ka qenë një kontribuese neto në buxhetin e BE. Situata negative ekonomike e Italisë e bëri të pozicionohej në gjysmën e poshtme të BE-së për sa i përket PBB-së për frymë.
Italia dhe Spanja, përfituesi tjetër i madh, do të mbajnë një përgjegjësi të madhe ndërsa plani i rimëkëmbjes së BE fillon. Fondet duhet të vihen në punë në mënyrë efektive. Reformat konkrete duhet të bëhen të dukshme për qeveritë europiane dhe votuesit në vendet e tjera që BE të marrë parasysh hapat e ardhshëm drejt integrimit.
Nuk ka dyshim që disiplina fiskale në të gjithë BE-në duhet të rikthehet në një moment. Sidoqoftë, në një panoramë më të gjerë, qëllimi kryesor është reformimi i ekonomive të Europës dhe përgatitja e tyre për sfidat e ardhshme. Kjo do të kërkojë një kornizë fiskale të përmirësuar dhe ekuilibrin e duhur midis politikave buxhetore, strategjive ekonomike dhe masave monetare të BQE-së. Detyra e Europës nuk është të dalë me një përgjigje më të madhe, por një më të mirë.
Burimi:Financial Times/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje