Ekonomi

Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës po i mbijeton valës së Omicron-it

Varianti Omicron po i shkakton ekonomisë europiane shumë më pak dëme sesa valët e mëparshme të Covid-19, shkruan Financial Times.

Megjithëse normat e infeksionit në të gjithë Eurozonën janë rritur në nivelet e tyre më të larta që nga viti kur filloi pandemia, shitjet e biletave të kinemasë, prenotimet e hoteleve dhe të dhënat e lëvizshmërisë ranë shumë më pak se në rritjet e mëparshme të shkaktuara nga Covid-19.

Vitin e kaluar, vizitat në dyqane, bare dhe restorante kishin rënë me më shumë se 40 për qind nën nivelet para pandemisë. Këtë vit, përkundrazi, vizitat kanë rënë më pak se gjysma e kësaj shume.

“Ndikimi ekonomik i pandemisë po zbehet,” tha Bert Colijn, ekonomist. “Nivelet relativisht të larta të lëvizshmërisë janë pozitive për aktivitetin ekonomik.”

Kjo reflektohet në parashikimet e ekonomistëve për rritjen ekonomike.

Silvia Ardagna, ekonomiste në Barclays thotë se pret “rritje solide në 2022-2023 e nxitur nga kërkesa e brendshme”.

Ka gjithashtu pak shenja se Omicron ka dëmtuar ndjeshëm tregun e punës, sipas të dhënave nga Indeed, një faqe interneti për kërkimin e punës.

Nëntori nën mesataren e tij para pandemisë, 2019.

Papunësia “do të bjerë në nivele që nuk i kemi parë më parë” në Eurozonë, tha Claus Vistesen,ekonomist.

Megjithatë, rritja eksponenciale e shkallës së infeksionit ka dëmtuar aktivitetin ekonomik. Kufizimet kanë detyruar njerëzit të izolohen dhe kanë kufizuar tubimet publike. Kjo ka goditur veçanërisht shërbimet e konsumatorit.

Në fundjavën e parë të janarit, të ardhurat e kinemasë europiane në katër vendet më të mëdha të BE-së,ishin rreth 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, sipas Mojo data, një faqe interneti amerikane që gjurmon shitjet globale të arkës. Rezervimet e restoranteve gjermane ishin gjithashtu 30 për qind më të ulëta në mes të janarit se në të njëjtën kohë në 2019.

Po kështu, turizmi dhe udhëtimet ndërkombëtare mbeten të dobëta. Numri i fluturimeve është ulur me 35 për qind krahasuar me normat e para-pandemisë të 2019-ës. Rezervimet e hoteleve gjithashtu kanë rënë përsëri në nivelet e para për herë të fundit në pranverën e vitit 2021, sipas të dhënave të Sojert, një platformë marketingu digjital.

“Rastet me Covid janë rritur në të gjithë Europën, janë aplikuar kufizime dhe lëvizshmëria ka rënë”, tha George Buckley, ekonomist në Nomur.

Këtë javë Franca tha se do të fillonte të lehtësonte kufizimet e Covid-19 nga muaji i ardhshëm pasi vala e infeksioneve kishte arritur kulmin në zonën e Parisit dhe pritej të bënte të njëjtën gjë së shpejti në pjesën tjetër të vendit.

Parashikohen kohë më të mira edhe për prodhuesit.

Edhe nëse ka ndërprerje të furnizimit, nivelet më të larta të inventarit do të thotë që fabrikat duhet të jenë në gjendje për të kapërcyer çdo mungesë më lehtë se më parë, tha Paul Donovan, kryeekonomist.

“Në përgjithësi, Omicron ka të ngjarë të jetë shumë më pak përçarës sesa valët e mëparshme të pandemisë”, tha ai. “Njerëzit kanë mësuar të përshtaten dhe kjo minimizon shumë dëmtimin.”

Burimi: Financial Times; Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë