Politike

Rikuperimi i votave nga 2021-shi/ PD në ‘stanjacion’

Nga Gazeta ‘SI’- Me pothuajse gjysmën e qendrave të votimit të numëruara, Partia Socialiste ka marrë 46% të votave totale të marra në zgjedhjet e 2021-shit.

Shifrat në kohë reale nga KQZ tregojnë se në vetëm 2.600 qendra votimi të numëruara, PS rezulton me rreth 354 mijë vota. Katër vite më parë ajo mori mandatin e tretë me 768 mijë vota.

Performancë negative duket ajo e Partisë Demokratike e cila deri më tani (2.600QV) rezulton me 228 mijë vota, sa 36.6% e votave të përgjithshme në votat e zgjedhjeve të fundit.

Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka përjetuar një rifuqizim në zgjedhjet e 2025-s, krahasuar me ato të vitit 2021.

Më më pak se gjysmën e qendrave të kutive të numëruara, PSD ka arritur të kapë 73% të votave totale që ka marrë në zgjedhjet e 2021-shit, përkthyer në rreth 11 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë