Pas vendimit të Komiteti Teknik të Ekspertëve, sot janë rikthyer në shkollë të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka falënderuar nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke i cilësuar si heronj të vërtetë gjatë situatës pandemike.
“Sot, në të gjithë vendin ka rinisur procesi mësimor sipas skenarit të parë në bankat e shkollës për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, ku çdo gjë ka ecur sipas parashikimeve dhe duke respektuar rregullat e higjenës dhe distancimit fizik”, – shkruan Kushi në një postim në Fb.
Ajo ka shprehur mirënjohjen e saj për nxënësit, prindërit dhe në veçanti për mësuesit.
“Fatmirësisht besimi për rikthimin e shpejtë në normalitet sa vjen e rritet. Mirënjohje pa kufi për të gjithë nxënësit dhe prindërit, por sidomos për mësuesit tanë, të cilët falë sakrificës e përkushtimit të pashoq kanë treguar se janë heronj të vërtetë në një kohë kaq të vështirë”, – mbyllet postimi.
Në fakt, muaji prill ka shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me Covid, por edhe të humbjeve të jetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.