Vajzat e famshme të grupi “Spice Girls” (Mel B, Mel C, Emma Bunton, Geri Honor) e nisën karrierën e tyre që prej vitit 1994, ku me anë të një kontrate në shtëpinë diskografike “Virgin Records” dhe me këngën “Wannabe”, “pushtuan” botë, duke bërë mijëra njerëz për vete. Albumi i tyre i parë “Spice” u shit deri në 31 milionë kopje në mbarë botën, duke u bërë kështu albumi më i shitur i një grupi femrash në histori. Pas një rrugëtimi shumë të gjatë vajzat u ndanë në vitin 1998, por duke qenë se grupet që bëjnë buje me muzikën e tyre të bukur nuk harrohen lehtë, vajzat e “Spice Girl” vendosën që në fillim të këtij muaj t’i bënin një surprizë shumë të veçantë fansave të tyre, duke u ribashkuar për të pushtuar përsëri skenat më të mëdha botërore.
Performanca e tyre e parë nisi në Dublin, por gjatë daljes së tyre u vu re se mungonte Victoria Beckham, e cila deklaroi me një statuse të saj se do t’i përkushtohej markës së saj të modës, ndërkohë që nga larg mbështeti vajzat dhe i përgëzoi për punën e tyre. Përpos performancës së tyre në turne, duke kënduar kënge e veçanta për publikun si Wannabe,” “Say You’ll Be There” and “Spice Up Your Life”, gjatë koncerteve së bashku me to ishte dhe një ndër DJ më të famshëm në botë Diple, i cili i këshilloi vajzat për hapjen e turneut të këndonin një këngë të përpunuar që vajzat e kishin kënduar shumë kohë më parë, por këtë herë e kënduan në një version më të përshtatur me gjeneratat e reja. Spice Girl kënduan pas shtatë vjetësh, duke u “përballur” me një publik prej 70.000 fansash, por një pjesë e tyre u ankuan në rrjete sociale se kishin shumë vështirë për të dëgjuar vajzat tek sa këndonin. Por, pavarësisht problemeve teknike, koncerti ishte shumë festiv dhe problemet u zhdukën në momentin që të gjitha fansat filluan të këndonin njëzëri me grupin.
Në performancën që vajzat kryen në Mbretërinë e Bashkuar, Geri Honor ka kërkuar falje që braktisi grupin në vitin 1998
“Duhet të them diçka që është dashur ta thosha shumë kohë më parë. Më vjen keq. Më vjen keq që u largova. U solla keq. Është shumë mirë që mund t’u kthehem vajzave që i dua”, u tha Horner përpara fansave dhe kolegeve në stadiumin Wembley.
Geri, e njohur më mirë si Ginger Spice, e braktisi bendin në kulmin e famës së saj 21 vjet më parë. Aso kohe ajo tha se ishte e lodhur dhe se kishte nevojë për pushim. Kjo kërkesë e Gerit erdhi pak minuta para se grupi të këndonte hitin e tyre “Goodbye”.
Atmosfera e gjithë këtij turneu ishte e veçantë, pasi ishte tepër bukur tek të shihje vajzat e Spice Girl tek sa festonin rikthimin e tyre të fuqishëm jo vetëm në skenë por edhe në miqësinë e tyre.
Rikthimi i tyre, ka bërë që fansat të mendojnë s ato nuk kanë ikur kurrë, por kanë qenë gjithnjë aty, duke i ofruar publikut njëkohësisht madhështinë dhe thjeshtësinë që ato i karakterizon.
“Kjo është një natë për të festuar. Të jesh në Spice World është e pabesueshme,” tha Mel C në një nga performancat e tyre.
Gjatë gjithë turneut vajzat kënduan një sërë këngësh si: Spice Up Your Life, If You Can’t Dance, Ëho Do You Think You Are?, Do It, Something Kind Of Funny, Interlude: Miltary Cadence / Sound Off (from Spiceëorld: The Movie), Holler e shumë të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.