Ka ndodhur

Rikthimi i emigrantëve, radhë në palën Greke, punohet vetëm me një sportel

Pas festave të fundvitit  emigrantë kanë lenë  tokën shqiptare gjatë kësaj fillim jave për tju drejtuar Greqisë, vendit ku ata punojnë e jetojnë . Mësohet se në Pikën Kufitare Kakavijë pavarësisht fluksit të shtuar nuk janë shënuar radhë të gjata ne palen shqiptare pasi puna ka vijuar normalisht me 3 sportele.
Por fluks qytetarësh është  konstatuar  në palën greke ku aktualisht po punohet vetëm me një sportel.
Lëvizja gjatë këtij sezoni pranë kësaj pike kufitare ka qenë pothuajse e njëtrajtshme. 
Në Kakavijë është  përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në R.Sh-së. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë