Mund të ketë një rikthim të bujshëm tek Arsenali. Sipas asaj që raporton “Mirror”, Arsene Wenger është një hap larg rikthimit te “topçinjtë”. Sipas asaj që mësohet, drejtuesit do të dëshironin të rikthenin legjendën, që e drejtoi skuadrën londineze për 22 vite, kësaj here në një rol të ri. Ideja e këtij rikthimi ka të bëjë me synimin për të rikthyer një atmosferë të qetë midis tifozëve dhe lojtarëve, dhe për të krijuar një mjedis më të mirë të mundshëm për trajnerin e ri, Mikel Arteta.
Spanjolli, që nga dita e parë tregoi dëshirën maksimale për të rishikuar vlerat dhe traditat e caktuara të ekipit. Arsenali, sipas tabloidit, tashmë i ka bërë Wenger-it disa propozime. Mbetet për të kuptuar se cila do të jetë përgjigjja e francezit.

Aventura e francezit te Arsenal, nisi më 1 tetor të 1996. Arsene Wenger fitoi me Arsenal 3 tituj kampion në Premier League dhe 7 Kupa të Federatës. Wenger nuk arriti të merrte një trofe kontinental edhe pse Arsenal mbërriti në finalen e Kupës UEFA në vitin 2000 dhe Champions League në 2006.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




