Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i Kushtetueses për rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, sipas tij, ka dalë nga zyrat e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, vendimi mbyll çdo shteg për luftën kundër korrupsionin.
Ai shtoi se rruga e vetme është që qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre duke ftuar qyetarët t’i bashkohen protestës më 22 Dhjetor.
“Kurrë Shqipëria në ekzistencën e saj nuk ka marrë një goditje kaq të rëndë në mbrojtjen e vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, kurrë.
Që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës dhe i certifikuar nga gjykatës të papërgjegjshëm dhe të parritur të Gjykatës Kushtetuese, rrëzon përfundimisht shtetin ligjor dhe garanton vjedhjen e hapur dhe publike të parave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë, shndërrimin e kësaj vjedhje, të këtyre shumave në vota dhe të votës në krim.
Ai raport që unë e kam denoncuar para jush vite e vite, tani ai raport ka marrë mburojën më të fuqishme nga narkogjykata, nga narkoshteti, nga Edi Rama me certifikimin e vendimit të tij në gjykatë
Ndaj dhe shpresa e vetme, rruga e vetme është që qytetarët shqiptarë të marrin në dorë fatin e tyre, votën e tyre, të ardhmen e tyre.
Dhe kjo ka vetëm një rrugë, protestën, protestën dhe vetëm protestën”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




