Motosport

Rikthimi i Bagnaia-s, Pole & Sprint në Motegi

Nga Gazeta Si – Dy herë kampioni i botës në MotoGP, Francesco Bagnaia ( Ducati Lenovo) u rikthye fitues në “Tissot Sprint” në “Motul Grand Prix of Japan”. 

Italiani dominoi garën dhe triumfoi me epërsi prej 1.8” ndaj shokut të skuadrës, Marc Márquez.

Megjithatë, spanjolli hodhi një hap gjigant drejt shpalljes Kampion Bote për vitin 2025.

Vendi i dytë i siguroi pikë të vlefshme, kombinuar me vendin e 10 të  rivalit të vetëm për titull, Álex Márquez (BK8 Gresini Racing MotoGP).

Pas një dite të tensionuar, Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) mbrojti fundjavën për konstruktorin austriak, duke u renditur në shkallën e fundit të podiumin të së shtunës.

Joan Mir, (ish kampioni i Botës në 2020) u rendit në vendin e 4 përpara Franco Morbidelli-t që kompletoi pesëshen e parë.

Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) i rezistoi Luca Marini-t (Honda HRC Castrol).

Francezi dhe italiani u renditën respektivisht në vendin e 6 dhe të 7.

Në vijim, Raul Fernandez dhe shoku i tij i skuadrës te Trackhouse, Ai Ogura, u klasifikuan përpara Álex Márquez.

Piloti vendas fitoi pikën e fundit të eventit Sprint në shtëpi.

Ndërkohë sprovat dhe vështirësitë e Barcelonës dhe Misano-s tashmë duken si kujtime të largëta për Francesco Bagnaia-n. 

Përpara fitores në Sprint, piloti i “Ducati Lenovo Team”, siguroi “pole position” në “Motul Grand Prix” në Japoni.

Joan Mir (Honda HRC Castrol) realizoi një paraqitje të shkëlqyer, duke qëndruar afër numrit 63 dhe rrezikuar seriozisht “pole position”.

Megjithatë, në fund u desh të kënaqej me vendin e dytë, që gjithsesi përbën rezultatin më të mirë të karrierës së tij në Provat Zyrtare.

Marc Márquez (Ducati Lenovo Team) kompletoi rreshtin e parë në Motegi, në prag të një dite historike.

Të dielën ai ka mundësinë për të siguruar titullin e Kampionit të Botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë