Futboll

Rikthehet “Topi i Artë”, më 29 nëntor ceremonia e çmimit prestigjioz

Pas një viti pushim, për shkak të pandemisë së Covid-19, në Paris do të jepet sërish çmimi më i rëndësishëm individual në futboll. Më 8 tetor do të zbardhet lista e kandidatëve.

“Topi i Artë” do të jepet më 29 nëntor në Paris, pas një viti pa fitues. Lajmin e ka bërë të ditur sot revista “France Football”. Cerimonia do të prezantohet nga ish-futbollisti Didier Drogba dhe do të zhvillohet në “Theatre du Chatelet”, në orën 20:30. Në këtë ceremoni do të jepet “Topi i Artë” për meshkuj dhe femra, trofeu “Kopa” për të riun më të mirë dhe trofeu “Yashin” për portierin më të mirë.

Lista e të nominuarve për këto çmime të ndryshme do të zbulohet të premten e 8 tetorit. Lionel Mesi, 6 herë fitues, dhe Megan Rapinoe janë mbajtësit në fuqi të trofeut, që vitin e kaluar nuk u dha për shkak të pandemisë. Përë këtë vit kandidatë seriozë për çmimin prestigjioz janë Robert Levandovski, sulmuesi i Bajernit, si dhe mesfushori i Italisë dhe Çelsit, Zhorzhinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë