Gazeta Si – Wojciech Szczesny mund të riniset nga Barcelona. Ose të paktën kështu thonë në Spanjë, duke pasur parasysh dëmtimin shumë të rëndë të Ter Stegen, i cili theu tendinën patelare në gjurin e djathtë.
Nëse ndodh, do të ishte një rikthim i bujshëm: vetëm një muaj më parë polaku u tërhoq nga futbolli, në moshën 34-vjeçare, pasi kishte ndërprerë kontratën me Juventusin dhe kishte refuzuar disa oferta nga Arabia Saudite, MLS dhe Monza.
Megjithatë, Szczesny e ka të vështirë të mendojë si një ish-futbollist, siç e pranoi edhe vetë para Juventus-Napoli (21 shtator), kur bëri xhiron e nderit nga ish-tifozët e tij.
Lamtumira e tij në futboll ishte një lajm i papritur, por tani ai mund të kthehet për të veshur fanellën e Barcelonës.
Kështu pretendon “El Chiringuito TV”: polaku mund të kompensojë mungesën e gjatë të portierit gjerman.
Blaugranat po vlerësojnë se çfarë të bëjnë. Dy janë opsionet për momentin: i pari është të qëndrojnë kështu siç janë me Inaki Penën dhe dy lojtarë të rinj nga Masia.
I dyti është të hidhen në tregun e lojtarëve të lirë dhe të marrin një portier me përvojë. Përveç Szczesny-t, në listë janë edhe Keylor Navas (ish-Real Madrid), Masip, Badia, Karius, Vaclik dhe Claudio Bravo, gati për t’u rikthyer në portë në moshën 41-vjeçare, pasi njoftoi tërheqjen e tij (ashtu si Ëojciech).
Tifozët e Barcelonës shpresojnë për një “po” nga ish-lojtari i Juventusit, i cili mund të bindet nga shoku i tij kombëtar (dhe sulmuesi katalanas) Lewandowski. E kush e di nëse kjo ëndërr e blaugranave do të realizohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.