Futboll

Rikthehet Superiorja/ Sot Teuta-Vllaznia, derbi luhet të dielën

Gazeta Si – Kombëtarja ia lë vendin kampionatit të Superiores, që javën e 6-të e zhvillon të ndarë në tri ditë. Sigurisht, vëmendja është te derbi i kryeqytetit, një ndeshje e planifikuar për t’u luajtur të dielën në mbrëmje.

Dy ndeshjet e para të kësaj jave zhvillohen sot dhe ato janë Bylis-Erzeni dhe Teuta-Vlalznia. Ballshiotët dhe shijakasit, të ngjitur në elitë këtë sezon, kanë rezultuar surpriza deri tani, duke qëndruar në katet e sipërme të tabelës.

Nga një ndeshje mes Teutës dhe Vllaznisë sezonin e kaluar. Gazeta Si, 30 shtator 2022

Por sfida më e rëndësishme për sot është ajo që luhet në “Niko Dovana” të Durrësit. Teuta synon të dalë së më parë nga kriza dhe kërkon maksimumin të paktën në ndeshjet shtëpiake. Përballë ka një skuadër shumë të fortë si Vllaznia dhe parashikohet një ndeshje shumë e luftuar.

Shkodranët vijnë pas humbjes me Flamurtarin në Kupë. Trajneri Mirel Josa ka rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm dhe shkon në Durrës me objektivin e qartë për fitore dhe për të barazuar Partizanin në krye të tabelës. Vllaznia mund të përfitojë nga ndonjë ndalesë e mundshme e të kuqve në derbi, por më parë duhet të sigurojnë 3 pikët.

Ditën e shtunë Egnatia pret Kastriotin, kurse Laçi ndeshet me Kukësin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë