Natën mes të shtunës dhe të dielës, në orën 03:00, akrepat e orës u kthyen një orë pas. Ndryshimi i orës do të na lejojë të flemë një orë me shumë gjumë mëngjeseve, por pasditet do të errësohen më shpejt. Ky ndryshim, quhet ora diellore dhe qëndron deri në 29 mars 2026 kur kthehet ora verore. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është të shfrytëzohen më mirë orët me dritë natyrale gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial dhe duke nxitur kursimin e energjisë.
Si funksionon?
Në vjeshtë (në të dielën e fundit të tetorit), rikthehet ora diellore: akrepat kthehen një orë pas. Çdo vit theksohet fakti se mbajtja e orës verore gjatë gjithë vitit do të shmangte ‘stresin e ndryshimit’ të lidhur me dritën, sinkronizuesin kryesor natyral të të gjithë proceseve të organizmit, i cili shfaqet te njerëzit me lodhje, pagjumësi, nervozizëm, dhimbje koke, luhatje humori, vështirësi për t’u përqendruar dhe për të ruajtur vëmendjen e lartë. Prandaj, shumë ekspertë mbështesin idenë e mbajtjes së orës verore gjatë gjithë vitit por ende nuk ka një dakordësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



