Futboll

Rikthehet Nwabueze, Laçi paguan për gjysmën e dënimit

Laçi do të paguajë për gjysmën e mbetur të dënimit për qendërsulmuesin e tyre kryesor, Kyrian Nwabueze dhe lojtari pritet të jetë në dispozicion të teknikut Shpëtim Duros, në Kupën e Shqipërisë kundër Partizanit. Amerikani ka kryer dënimin prej pesë javësh, nga 10, dhe klubi do të paguajë pjesën tjetër.

Lajmin e ka pohuar vetë tekniku Shpëtim Duro, që ka theksuar se e rëndësishme është që lojtari do të jetë në dispozicion, pastaj për formacionin duhet ende punë: “Lojtari kthehet, pas ngjarjeve në Ballsh – tha Duro – Ka kryer gjysmën e dënimit dhe pjesa tjetër do paguhet. Do të kthehet në fushë të mërkurën për ndeshjen me Partizanin, pastaj për Tiranën në kampionat do të shohim, se duhet parë edhe forma fizike në raport me Harmon”.

Moment nga dhuna mes lojtarëve të Bylisit dhe Laçit

Nwabueze u dënua nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës me 10 ndeshje pezullim, pas sherrit në Ballsh, në ndeshjen kundër Bylis. Ai u ndëshkua me karton të kuq në Ballsh. Më pas ai reagoi ndaj lojtarit, të cilin e kishte goditur, duke provokuar edhe sherrin masiv. Sezonin e kaluar Nuabueze u shpall golashënuesi më i mirë i Superiores, duke fituar “Këpucën e Artë”. Për sulmuesin me nënshtetësi amerikane ka pasur interesim nga klube të huaja, por ai qëndroi në Laç dhe javët e fundit ka qenë protagonist me gola, kurse të shtunën ishte protagonist me grushte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë