Gazeta Si – Pa pushimeve verore, Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me garën e Zandvort, në shtëpinë e Maks Vershtapen, që pritet të regjistrojë suksesin e radhës, pasi edhe rivalët e tij duken tashmë të dorëzuar.
Nuk është se tifozët nuk e kishin kuptuar, por kur vetë protagonistët e pranojnë publikisht është ndryshe. Dominimi në F.1 i Red Bull-it tani po shqetëson pak, sepse me rregulloret aktuale duket se do të zgjasë shumë. Kështu mendon edhe Sharl Leklerk, i cili për ‘Motorsportweek’ ka pohuar se do të zgjatë deri në ndryshimin e makinave në 2026-ën.

Francezi i Ferrarit u shpreh se është “shumë e vështirë që ndonjë skuadër të arrijë në nivelin e paraqitjeve të skuadrës nga Milton Keynes” para kësaj date.
Lekler duket i shkurajuar nga situata aktuale. Red Bull-i ka fituar deri tani të 12-a garat e Botërorit dhe ka 256 pikë avantazh në klasifikim ndaj Mercedesit të vendit të dytë. Totali i pikëve të grumbulluara nga Maks Vershtapen do të ishte i mjaftueshëm për Red Bull-in në udhëheqjen e renditjes së konstruktorëve.
Pyetjes nëse dikush mund ta sfidojë realisht Red Bull-in dy vitet e ardhshme, Leklerk iu përgjigj: “Për këtë po punojmë, por sigurisht që ata kanë një diferencë shumë të madhe dhe do të jetë e vështirë që të arrihen para ndryshimit të rregullores”.
Ferrari dhe Mercedesi janë të vetmet që e kanë mposhtur Red Bull-in të paktën në kualifikuese, në Azerbajxhan dhe në Hungari, ku gjithsesi kampionët në fuqi e kanë fituar në mënyrë komode garën.
“Mendoj se është ndryshe nga në të kaluarën, në kualifikuese jemi shumë më afër se më parë. Red Bull-i është shumë përpara dhe po punojmë fort për të zvogëluar diferencën”, – theksoi Leklerk.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



